Tortë me banane dhe çokollatë për 5 minuta

14:31 | 18 Korrik 2019

Për vetëm pesë minuta, ju mund të përgatitni një super-torte.

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:

250 g miell 3 banane + 1 banane për dekor – të pjekura mirë

120 g çokollatë e zezë, e grirë me thikë në thërrime jo shumë të vogla 100 g gjalpë shumë i butë (të jetë si krem, nxirreni nga frigoriferi 3 orë më parë) 100 g sheqer 2 vezë 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 1 bustinë vanilje.

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180°C.

Në një tas, përziejmë me pirun vezët, shtojmë gjalpin, sheqerin, vaniljen, 3 bananet të shtypura me pirun, çokollatën, miellin dhe sodën me sitë. I përziejmë me lugë druri derisa të përftojmë një brumë homogjen. E hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell ose letër furre. Vëmë sipër brumit bananen që kishim lënë mënjanë të prerë në feta të holla, transmeton Living.

E pjekim për 40/45 minuta. Kur keku të ketë marrë ngjyrë sipër, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër, keku është gati.

E lëmë të pushojë 10 minuta në tavë dhe më pas e heqim nga tava.