Tortë e kripur me patate dhe salsiçe

Përbërësit dhe përgatitja.

Lifestyle

25/05/2016 06:00

Përbërësit:

1 kg patate
400 gr salsiçe të freskëta
150 gr gjalpë
Panë 3 kuti
1 të bardhë veze
50 gr parmixhan të grirë
Pak verë të bardhë
30 gr bukë të grirë
Hudhër
Sherbelë
Arrë
Kripë, piper

Përgatitja:

Pastroni dhe zieni patatet. Hiqini lëkurën dhe shtypini për t’i shndërruar në pure. Shtojini puresë pak gjalpë, arrë dhe panën. Rregulloni shijen me kripë e piper. Hidhni po aty të verdhat e vezëve dhe djathin e grirë parmixhan. Rrihni të bardhat vezëve veç dhe vijoni t’ia shtoni puresë duke e përzier vazhdimisht. Gjysmën e masës së puresë, shtrojeni në një tavë ku keni vendosur më parë pak bukë të grirë. Pastroni salsiçen nga lëkura, copëtojeni dhe kaurdiseni në një tigan me pak hudhër dhe sherbelë. Shuajeni me verën e bardhë dhe pasi të ketë avulluar alkooli, hiqeni nga zjarri. Vendoseni mbi shtresën e puresë dhe shtoni shtresën tjetër të saj. Sipër mund të shtoni pak bukë të grirë dhe nëse ju ka tepruar, pak parmixhan. Shijen me kripë dhe piper e rregulloni sipas preferencës. Piqeni në furrën e ngrohur më parë për rreth 30 minuta./shekulli