Torta Bar Refaeli

Janë të pakta femrat që mund të mbajnë në kokë një tortë dhe të duken të mrekullueshme në të njëjtën kohë, por Bar Refaeli duket qartë që është një nga të paktat. Modelja 28-vjeçare sjell një set fotosh për linjën e të brendshmeve Passionata, ku shihet me lloj-lloj ëmbëlsirash në duar. Pas këtyre fotove është…

ShowBiz

18/12/2013 20:30

Janë të pakta femrat që mund të mbajnë në kokë një tortë dhe të duken të mrekullueshme në të njëjtën kohë, por Bar Refaeli duket qartë që është një nga të paktat. Modelja 28-vjeçare sjell një set fotosh për linjën e të brendshmeve Passionata, ku shihet me lloj-lloj ëmbëlsirash në duar.

Pas këtyre fotove është e vështirë të besohet se Bar Refaeli është beqare dhe në kërkim të dashurisë pas ndarjes dy vite më parë nga Leonardo Di Caprio, me të cilin kishte një lidhje 6-vjeçare.

Në një intervistë për ‘Haaretz’, ajo deklaronte: “Nuk e kuptoj. Jam e bukur, jam tip që më pëlqen të dal, të rri në shtëpi, të shoh filma… Cfarë ka që nuk shkon me mua? Pse jam beqare?”