Torres shënon në minutën e parë ndaj Realit (Video)

Real Madridi e ka filluar shumë keq takimin ndaj Atletico Madridit, pasi ka pësuar gol që në minutën e parë të takimit, nga sulmuesi spanjoll, Fernando Torres.

Sport

15/01/2015 20:09

Fernando Torres e ka filluar për mrekulli ndeshjen ndaj skuadrës së Real Madridit, pasi ka shënuar gol që në minutën e parë.

Dhe, Los Blancos tashmë e kanë shumë të vështirë kualifikimin për në fazën tjetër, pasi duhet të shënojnë dhe katër gola tjerë dhe të mos pësojnë asnjë tjetër.

Të ju përmendim edhe një herë që Reali e humbi me rezultat 2-0 takimin e parë të zhvilluar në Vicente Calderon.

Video