Torres për ndeshjen ndaj Liverpool: Ata janë favoritë

Villarreal dhe Liverpool do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Sport

21/04/2022 20:09

Lojtari i Villarreal, Pau Torres në një intervistë për ‘AS’, ka folur në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit.

“Sapo kemi eliminuar Juventusin dhe Bayernin, kështu që Liverpooli do të jetë pak më i përulur se sa ishte Bayerni dhe ata do të përgatiten plotësisht duke ditur se çfarë kemi arritur në kualifikueset e tjera”, tha Torres, përcjell lajmi.net.

Spanjolli pranoi se ekipi anglez janë favoritë, por mund të ketë surpriza për Liverpoolin.

“Ata janë favoritët e qartë. Ne duhet të dimë se kë kemi përballë dhe është në rregull të pranojmë se ata janë favoritë. Po punojmë fort që të vazhdojmë të japim surpriza”, vazhdoi ai.

Ndeshja e parë gjysmëfinaliste do të zhvillohet më 27 prill në ‘Anfield’, me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa, ndeshja e dytë do të zhvillohet më 3 maj në ‘Estadio de la Ceramica’, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/