Torres: Dua të pensionohem në Madrid
Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Vicente Calderon.

Sport
Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres nuk ka dyshime.
Ai dëshiron të pensionohet në Vicente Calderon.
“Dua të mbylli karrierën në Atletico Madrid, unë besoj në fat. E kam filluar këtu dhe ta përfundoj me këtë fanellë, do të ishte mënyra më e mirë e mundshme”, deklaroi Torres për “M80 Radio”.
“Jam i lumtur që jam atu ku dua, në vendin ku jam i dashur dhe i respektuar nga tifozët”, u shpreh ai.