Torres arrin marrëveshje me Milanin

Fernando Torres ka arritur marrëveshje për transferimin në Milan. Tash mbetet të gjendet gjuha e përbashkët ndërmjet Rossoneri dhe Chelseat.

Sport

28/08/2014 16:28

Milani i është afruar më shumë se kurrë Fernando Torresit. Përfaqësuesit e futbollistit janë takuar me zyrtarët e Rossoneri dhe sipas mediave italiane, tashmë është arritur marrëveshja në mes tyre.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport shkruan se tash menaxherët e sulmuesit spanjoll do të udhëtojnë drejt Londrës, për ta bindur Chelsean.

Sidoqoftë, “El Nino” duket se është shumë pranë transferimit në San Siro. Ai mund t’i kushtojë klubit italian 12,5 milionë euro.