Torreira: Nuk kam ofertë nga Milan

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, ka mohuar raportimet se ai është shumë afër bashkimit me Milanin këtë verë.

Sport

27/06/2019 08:22

Uruguaiani është i lidhur me një kthim në Serie A vetëm një vit pasi ai u largua nga Sampdoria për ‘Topçinjët’ në një transferim prej 26 milionë funtave.

23-vjeçari ishte një lojtar kyç për ekipin e Unai Emery, duke bërë 50 paraqitje në të gjitha garat pasi arritën në finalen e Ligës së Evropës dhe përfunduan në vendin e pestë në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht se u tha që Torreira nuk është i lumtur në Angli dhe dëshiron të kthehet në Serie A, këto raportime janë mohuar nga vetë lojtari.

“Askush nga AC Milan nuk ka ardhur të më kontaktojë me mua”, u tha ai gazetarëve gjatë ndeshjes së Urugajit ndaj Peru.

“Sot unë jam në Premierligë dhe jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit. Adaptimi nuk ishte i lehtë, por unë mendoj vetëm për ekipin, jam i lumtur që jam këtu”. /Lajmi.net/