Torcida kundër glorifikimit të Mlladiqit: Djeg banderolën e tifozëve çekë dhe brohoret kundër kriminelit të luftës

Hajduku i Splitit mbrëmë triumfoi 2:0 ndaj Lokomotivës në Poljud, por vëmendjen më të madhe në tribuna e morën tifozët vendas, Torcida. Tifozët e Hajdukut shfaqën në stadium një banderolë që më herët ishte konfiskuar nga tifozët e Sparta Pragës gjatë një përleshjeje mes grupeve rivale. Torcida më pas e dogji banderolën, vetëm një ditë…

Sport

01/09/2026 09:42

Hajduku i Splitit mbrëmë triumfoi 2:0 ndaj Lokomotivës në Poljud, por vëmendjen më të madhe në tribuna e morën tifozët vendas, Torcida.

Tifozët e Hajdukut shfaqën në stadium një banderolë që më herët ishte konfiskuar nga tifozët e Sparta Pragës gjatë një përleshjeje mes grupeve rivale. Torcida më pas e dogji banderolën, vetëm një ditë pasi tifozët çekë kishin shfaqur një slogan në mbështetje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Përveç djegies së banderolës, tifozët e Hajdukut iu kundërpërgjigjën edhe me kore kundër Mlladiqit.

Në tribuna u dëgjuan thirrjet: “Ratko Mladiq, Auf Wiedersehen” dhe “Po bie shi, Serbia po dështon”.

VIDEO

Reagimi i Torcidës erdhi pasi vetë Sparta e Pragës ishte distancuar publikisht nga banderola e shfaqur nga tifozët e saj.

“AC Sparta Pragë distancohet nga përmbajtja e banderolës që u shfaq shkurtimisht gjatë derbit të së dielës”, deklaroi drejtori i komunikimit të klubit çek, Pavel Jína, për iDNES.

Ndërkohë, në fushë Hajduku e siguroi fitoren ndaj Lokomotivës me golat e Michele Sheg dhe Marin Shotiçek.