‘Topless’ Anna Tatangelo tërbon femrat në Itali (Foto)

Këngëtarja e hitit 'Essere una dona' provon të mbështesë femrat në Itali.

ShowBiz

05/10/2015 19:07

Këngëtarja italiane Anna Tatangelo ka pozuar topless për fushatën e re në luftën kundër kancerit të gjirit. Por kjo foto ka tërbuar femrat italiane.

Sipas tyre, më shumë sesa për të solidarizuar, Anna ka dalë për ta ekspozuar gjoksin.

“Kuptimi i kësaj fotoje është që e përqafoj veten pasi që e dua dhe e mbroj”,- ka sqaruar këngëtarja.

Por italianët këmbëngulin se ky mesazh mund të përcillej edhe pa u zhveshur./a.l