Topi i Artë? Jo, Reali
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka injoruar rëndësinë e emërimit në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë 2013. Reprezentuesi portugez së bashku me rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery do të jetë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në…

Sport
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka injoruar rëndësinë e emërimit në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë 2013.
Reprezentuesi portugez së bashku me rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery do të jetë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Por, ai ka tjera preferenca. “Topi i Artë është një çmim i rëndësishëm por gjithnjë çmim individual. Unë preferoj të fitoj tituj të shumtë me klubin tim dhe të fitojë shumë Topa të Artë”, deklaroi Ronaldo për të përditshmen sportive madrilene Marca.
“Nëse nuk e fitoj këtë vit, nuk është fundi i botës. Nëse ia dal, mirë, përndryshe do të jem i lumtur si do që të jetë. Janë titujt e ekipit ata që më interesojnë më së tepërmi, futbolli është sport kolektiv dhe futbollistët e mëdhenj kujtohen për sukseset e ekipit”, përfundoi ai.