Topi i Artë i Ibrahimovicit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është dashur të shpallej fitues i Topit të Artë, ka thënë menaxheri i tij, Mino Raiola. Suedezi nuk ishte as në mesin e tre finalistëve ku përfshiheshin Cristiano Ronaldo, i cili e fitoi çmimin për herë të dytë, Lionel Messi dhe Franck Ribery. Mirëpo, përfaqësuesi i Ibrahimovicit ka insistuar…

Sport

15/01/2014 16:25

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është dashur të shpallej fitues i Topit të Artë, ka thënë menaxheri i tij, Mino Raiola.

Suedezi nuk ishte as në mesin e tre finalistëve ku përfshiheshin Cristiano Ronaldo, i cili e fitoi çmimin për herë të dytë, Lionel Messi dhe Franck Ribery.

Mirëpo, përfaqësuesi i Ibrahimovicit ka insistuar se klienti i tij e meritonte të shpallej futbollisti më i mirë i vitit në botë. “Nëse do të vendosja unë, Topi i Artë do të fitohej nga Zlatan”, deklaroi Raiola për France Football.

“Është gjithçka politike. Ibrahimoviq është futbollisti më i mirë në botë. Për mua, Mino Raiola, Zlatan është fituesi i Topit të Artë. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një futbollist si ai. Nuk e shoh asnjë futbollist që ka bërë aq shumë sa ai në klube të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, AC Milan, PSG)”, shtoi ai.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. I vetmi Top i Artë që do të më pëlqente ta shoh është një Top i Artë i zgjedhur nga tifozët, jo të tjerët. Një Top i Artë nuk është vetëm rreth të qenit më i miri, por edhe më i rëndësishmi për fëmijët, për njerëzit, profesionistët nuk më thonë mua asgjë”, përfundoi Raiola.