Topi i Artë: Cristiano Ronaldo në pozitën e 20, Diaz, Casemiro e Vlahovic 17, Van Dijk 16

Cristiano Ronaldo ka përfunduar në pozitën e 20 në listën finale të garës për Topin e Artë. Topi i Artë ndahet sonte për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, dhe favorit për këtë çmim është ish-shoku i skuadrës së CR7, Karim Benzema. Vet Ronaldo, i cili sonte do të jetë prezent në ceremoni,…

Sport

17/10/2022 17:58

Cristiano Ronaldo ka përfunduar në pozitën e 20 në listën finale të garës për Topin e Artë.

Topi i Artë ndahet sonte për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, dhe favorit për këtë çmim është ish-shoku i skuadrës së CR7, Karim Benzema.

Vet Ronaldo, i cili sonte do të jetë prezent në ceremoni, ka përfunduar në pozitën e 20 në këtë garë.

Ronaldo është një nga lojtarët që ka fituar më së shumti këtë trofe: plot pesë herë.

Vetëm rivali i tij Lionel Messi (7) bën më mirë sesa portugezi në garën për Topin e Artë. /Lajmi.net/