Topallit i dërgohet ftesa nga Prokuroria, vendos të mos i përgjigjet
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, zgjati pak minuta, meqë shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, hodhi gaz lotsjellës, e pas saj edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli.

Lajme
Mësohet se deputetit Topalli tashmë i ka arritur ftesa nga Prokuroria për t’u paraqitur në Polici, ndërsa që çdo moment pritet që një e tillë t’i shkojë edhe deputetes Kadaj-Bujupi.
Por, Topalli nuk do përgjigjet në këtë ftesë.
Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje thotë për lajmi.net se ajo ëhstë ftesë dhe ai mundet edhe mos me shku.
Sipas tij, deputetët e aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë arsye të paraqiten në Prokurori apo Polici, ngase sipas tij, janë instrumente të Qeverisë.
“Në përgjithësi deputetët e Vetëvendosje nuk kanë arsye të paraqiten në Polici apo para Prokurorisë aq më shumë kur po e shohim që edhe Prokuroria edhe Policia janë shndërruar në instrumente të Qeverisë për persekutimin e opozitës dhe mbrojtjen e Zajednicës”, tha ai për lajmi.net.
Tha se ky sistem gjyqësor në të njëjtën kohë që i liron nga të gjitha akuzat djemtë e kryeministrit, po përndjek deputetët dhe aktivistët e opozitës.
“Kjo është e papranueshme për ne” tha Krasniqi./ lajmi.net