Topalli zë vendin e Sejdiut në Kuvend
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje i cili do ta zë ulësen e Dardan Sejdiut në Kuvendin e Kosovës, do të jetë Faton Topalli.

Lajme
Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, i cili tha se është Faton Topalli kandidati i radhës për deputet në listën e VV-së.
Numri i votave që Topalli kishte fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 8 Qershorit kishte arritur deri në 6961, ndërsa, Dardan Sejdiu 14 727 vota.
Dardan Sejdiu, do të rikthehet në qeverisjen komunale, si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, pozitë kjo të cilën e braktisi për të qenë pjesë e Paralamentit të Kosovës. (lajmi.net)