Top karikaturat që u dizajnuan për nderë të djegies së katedrales ‘Notre Dame’

Nata e së hënës dhe mëngjesi i të martës, detyroi që të bëjnë karikatura të trishta karikaturistët.

Bota

16/04/2019 14:33

Amatorë dhe protefesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre, pas zjarrit që përfshiu katedralen e Notre-Dame, nëpërmjet veprave artistike, transmeton lajmi.net.

Shumica e krijimeve nga artistët morën si referencë romanin e Viktor Hygo dhe personazhin e tij, Kuazimodon, gungaçin e Notre-Dame.

Të tjerë, kanë përdorur Marianne, që njihet si simbol i kombit francez, personifikimin e lirisë dhe arsyes, duke qarë për zjarrin mbi kullë.

Një nga karikaturat e tjera për zjarrin në katedrale, është edhe ajo ku Kulla Eiffel, qanë për Katedralen e Notre-Dame dhe thotë: “Iku bukuroshja ime”.

Satirikja Charlie Hebdo, ka vendosur që këtë javë të frymëzohet nga zjarri në katedrale për të thumbuar presidentin aktual francez, Emmanuel Macron. /Lajmi.net/

Kulla e Eiffel-it duke qarë për katedralen ‘Notre Dame’
Karikatura satirizuese e ‘Charlie Hebdo’ për Emmanuel Macron
Kuazimodo, personazhi kryesor i veprës së Viktor Hygoit ‘Gungaçi i Rotre Dame’, duke derdhur lotë për katedralen ‘Notre Dame’
Figura kryesore e kombit francez, duke vajtuar djegien e ‘Notre Dame’ me mbishkrimin ‘është ora 5, Paris”, në të cilin mungon pjesa e zgjuarjes nga gjumi, ashtu siç është në titullin origjinal të këngës “Il est cinq heures, Paris s’éveille”, nga Jacques Dutronc”.