Top 10 trajnerët më të paguar në botë

Përveç futbollistëve, paga jashtëzakonisht të larta marrin edhe trajnerët. Revista Forbes ka publikuar renditjen e strategëve më të paguar në botë. I pari është Pep Guardiola.

Sport

13/05/2014 14:53

Nuk janë vetëm futbollistët ata që marrin paga astronomike. Revista Forbes ka publikuar renditjen e dhjetë trajnerëve më të paguar në botë.

Dhe, në krye të listës gjendet trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola me pagë prej 17 milionë euro në vit. Pas tij vijnë Jose Mourinho nga Chelsea me 12.2 milionë euro në stinor, dhe trajneri i madh italian Marcello Lippi, strateg u Guangzhou Evergrande me 10.1 milionë euro në vit.

Pas tyre renditen Fabio Capello, Carlo Ancelotti e Arsene Wenger.

Kurse, trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino është i shtati. Jurgen Klopp, Manuel Pellegrini dhe Jorge Jesus kompletojnë renditjen e dhjetë trajnerëve më të paguar në botë.

1. Pep Guardiola (Bayern Munich): 17 milionë euro
2. Jose Mourinho (Chelsea): 12,2
3. Marcello Lippi (Guangzhou): 10,1
4. Fabio Capello (Rusia): 9,4
5. Carlo Ancelotti (Real Madrid): 7,6
6. Arsene Wenger (Arsenal): 7,2
7. Gerardo Martino (Barcelona): 5,4
8. Jurgen Klopp (Borussia Dortmund): 4,3
9. Manuel Pellegrini (Manchester City): 4,15
10. Jorge Jesus (Benfica): 3,9