Top 10 sportistët më të ndjekur në mediat sociale

"The Bleacher Report" ka publikuar 10 sportistët më të ndjekur në mediat sociale.

Sport

19/02/2021 23:44

Në kohët moderne, sporti është bërë mjet i rëndësishëm për ndikimin e përgjithshëm në shoqëri. Sportisët janë shembujt e ri të gjeneratave të reja, kjo ka ndodhur edhe për shkak të qasjes në mediat sociale, shkruan lajmi.net.

Sportistët tani janë shembuj edhe për jetën e tyre private, ata me sjelljet dhe veprimet e tyre shpesh herë bëhen shembuj dhe herë të tjera bien pre e standardit të ri që është krijuar dhe ndoshta i kërkesës për perfeksion nga ata.

Me miliona ndjekës, imazhi i tyre “perfekt” shpesh edhe zhgënjen dhe dërgon në pasoja të pa rikuperueshme psikologjike. Shembuj e fundit janë ndikimi i mediave sociale dhe komentet negative që kanë në performancën e tyre dhe në mirëqenjen shiprtërore.

Sidoqoftë, për mirë apo për keq, “The Bleacher Report” ka publikuar një listë prej 10 sportëve më të ndjekur në mediat sociale.

Fjala është për platformën, Instagram. Listës i prijnë tetë futbollistë, një basketbollist dhe një lojtar kriketi.

Pozitën e fundit është James Rodriguez me 46.5 milionë ndjekës, ndërsa Zlatan Ibrahimovic mban pozitën e nëntë me 46.6 milionë ndjekës.

Kilyan Mbappe ka 47.3 milionë ndjekës dhe renditet në pozitën e tetë në listë, i ndjekur nga dy futbollistë që janë të pensionuar, Ronaldinho pozita e shtatë me 53.7 milionë dhe David Beckham pozita e gjashtë 65.4 milionë.

LeBron James renditet i pesti me 79.5 milionë ndjekës, pas tij është Virat Kohli me 97.8 milionë ndjekës.

Neymar është i treti me 146 milionë ndjekës, Lionel Messi i dyti me 185.

Ndërsa vendin e parë e mban Cristiano Ronaldo, me 263 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa në të gjitha rrjetet sociale ai ka arritur 500 milionë ndjekës/Lajmi.net/