Top 10 justifikimet më qesharake për të mos shkuar në punë të hënën

Disa njerëz janë shumë të shkathët për të krijuar situata të ndryshme vetëm për të mos shkuar të hënën në punë pas një vikendi të mirë.

Fun

23/02/2015 14:10

E disa të tjerë, të cilët vonohen për punë apo nuk dëshirojnë që të punojnë dhe nuk kanë çfarë t’i thoni shefit të tyre, zgjedhin justifikime qesharake, duke shpresuar që të kalojnë më lehtë dhe pa u përjashtuar nga puna.

Kështu që, ne i kemi përmbledhur më poshtë top dhjetë justifikimet më qesharake që ishin përdorur më së shumti gjatë vitit të kaluar nga njerëz të ndryshëm për të mos shkuar të hënën në punë.

Ja se si fillon lista…

1. Jam vonuar në punë për shkak që mbrëmë e shpëtova një grua nga një alien.

2. Nuk mund të vijë në punë për shkak që motrës së gjyshes së babait të shokut të kunatit tim i ka vdekur breshka.

3. Nuk mund të vijë në punë, po e bëj pushim sot. Jam në depresion. Nuk mund ta besoj se Leonardo nuk fitoi as këtë vit Oskarin.

4. Fëmija i komshiut tim më ka mbyllur në shtëpi nga jashtë, dhe nuk mund të vijë në punë.

5. Nuk mund të dal jashtë shtratit, sepse po që se dola do ta humb besimin e tij.

6. Më vjen keq shef, sot nuk mund të vijë në punë për shkak që kam bërë shaka me dikë mbrëmë dhe po më kërcënon që nëse dal nga shtëpia sot do të më vrasë.

7. Nuk mund të vijë në punë sot sepse duhet të shkoj t’i blejë ushqim qenit, ai nuk ka ngrënë që 6 ditë.

8. Më ishte prishur alarmi i orës dhe u zgjova në dhjetë. Më vjen keq, nuk munda të vijë në zyre sot.

9. Më vjen keq që nuk erdha sot në punë. Është dashur të të tregoj më herët por… ja që nuk jam Batman.

10. Kam kapsllëk, jam në tualet që 5 orë. Më vjen keq që nuk mund të vijë!