“Tony Montana” shqiptar para gjykatës, masakroi 120 herë me thikë shokun e ngushtë

Mane Driza, 41 vjeç është shqiptari, i cili ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës në Britani të Madhe.

Lajme

12/03/2019 19:49

Ai akuzohet për vrasjen e mikut të tij Stefan Bledar Mone, pasi e ka goditur 120 herë më thikë.

Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor të vitit 1999 në apartamentin e viktimës, kur Driza ishte vetëm 21 vjeç dhe punonte në ndërtim.

Driza, ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se e ka sulmuar pasi mendonte se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

I ashtuquajtur nga miqtë e tij me nofkën Tony Montana, ai u kishte kërkuar atyre t’i blinin një thikë pasi do të vriste mikun e tij shqiptar.

Ai e masakroi me dy thika dhe pas ngjarjes u arratis për në Itali dhe u arrestua në Siçili nga policia britanike në vitin 2000.

Trupi i pajetë i Mones, u gjet nga e dashura e tij 6-muajshe shtatzënë, e cila u përball me skenat makabre në apartament.