Tonali: Scudetto është objektivi ynë i vetëm për këtë vit

Mesfushori i AC Milanit, Sandro Tonali ka zbuluar objektivin kryesor të klubit.

Sport

03/10/2021 23:39

Italiani realizoi golin e dytë në fitoren e Milanit si mysafir i Atalantas (3-2), shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Tonali ka bërë me dije që Milan këtë vit do synojë të fitojë titullin kampion.

“Kjo fitore na bën të realizojmë se nëse vjen në Bergamo dhe shënon tre herë, je skuadër e mirë”.

“Ne jemi shumë të lumtur. Scudetto? Ky është qëllimi i vetëm që Milan e ka këtë vit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Milan për momentin renditët në pozitën e dytë në tabelë./Lajmi.net/