Tonali pas prezentimit te Milan: Ëndërr e bërë realitet

Sandro Tonali ka thënë disa fjalë pas prezentimit te skuadra e AC Milan.

Sport

10/09/2020 17:30

Tonali është lojtari më i fundit që i është bashkuar skuadrës së Milan gjatë kësaj merkatoje.

Pas prezentimit që i bëri skuadra, Tonali ka thënë disa fjalë, ku mes tjerash ka bërë të ditur se ky transferim është ëndërr e bërë realitet për të.

“Ëndrra ime u bë realitet”, ka thënë Tonali, transmeton lajmi.net.

“Është një ëndërr që shumë fëmijë e kanë. Unë vendosa të postoj foton e vetes sime si i vogël me fanellë të Milan sepse dukej perfekte për të përshkruar momentin kur lash ‘Rossoneri’ në ndjekje të karrierës, dhe tani u ktheva te kjo skuadër. Është një shenjë”, ka thënë tutje lojtari.

20 vjeçari u transferua nga Brescia te Milan gjatë mbrëmjes së kaluar, në formë huazimi pë r10 milionë dhe me opsion blerjeje për 15 milionë të tjera, dhe 10 milionë euro të tjera bonuse.

Mbetet të shihet se si do të bëjë lojtari me fanellën e Milan. /Lajmi.net/