Tonali: Duhet të shkoja te Milan

Sandro Tonali ka thënë edhe disa fjalë pas zyrtarizimit te Milan.

Sport

14/09/2020 16:10

Gjatë javës së kaluar, mesfushori italian, Tonali, u regjistrua si përforcim i ri nga Milan.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur me transferimin e tij te Milan, duke përmendur disa faktorë, përfshirë Gennaro Gattuso, të cilin e sheh si idhull dhe mori edhe numrin tetë për nderin e tij.

“Pak a shumë, të gjithë e suportojnë Milanin nga aty ku unë vi, përfshirë babain, i cili përcolli pasionin tek unë”, ka thënë Tonali, transmeton lajmi.net.

“Doja ta vishja këtë fanellë. Nuk flas shumë me Cellino, por ai e kuptoi se sa do të thoshte kjo për mua. Ai tha se do të më linte të bëja zgjedhjen time dhe mbajti fjalën.”

“Kur dëgjova për interesimin e Milan, unë mbylla të gjitha dyert tjera. Duhej të shkoja te Milan. Duhej ta bëja”, ishin fjalët e italianit.

Tonali do të luajë me fanellën me numrin 8 te skuadra e Milan, dhe për ta marrë këtë numër, ai ka telefonuar më parë Gattuson, i cili tashmë është trajner i Napoli, dhe e ka pyetur nëse është dakord për ta marrë fanellën me numrin 8. /Lajmi.net/