Tonali: Dua të jem te Milan përgjithmonë, të bëhem ikonë e klubit – mos të shqetësohen për rinovimin tim
Sandro Tonali i ka dhënë garancë skuadrës së Milan për nënshkrimin e tij.

Sport
Mesfushori italian, Sandro Tonali ka konfirmuar edhe një herë se ëndrra e tij është të luajë me Milan dhe triumfi në Serie A është një diçka që e ka ëndërruar më herët.
Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë qëndrimin e tij edhe pas fundit të kontratës dhe ka thënë se klubi nuk duhet të lodhet për ta menduar këtë problem.
“Kur fiton, ndryshon gjithçka, lidhesh me fanellën. Isha fëmijë në Sant’Angelo Lodigiano, qytet në Milano, kur festoja si tifoz. E falënderoj agjentin që bëri të mundur që ëndrra ime të realizohej. Faleminderit Cellino që mbajti fjalën e tij”, ka thënë Tonali, transmeton lajmi.net.
“Reduktimi i pagës ishte mendimi i fundit, ashtu siç do të jetë rinovimi, sepse është e sigurt që unë dua të qëndroj këtu, kontratë pas kontrate. Do të ishte mirë të bëhesha lider i skuadrës”, shtoi lojtari.
Tonali ka qenë në mesin e pikave kyçe këtë sezon në skuadrën e Stefano Pioli. Ai pritet që edhe sezonin tjetër të ketë rol të rëndësishëm në mesfushën e ‘Rossoneri’. /Lajmi.net/