Tomori ndez sfidën: Është koha që ta mposhtim Liverpoolin

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka thënë se është ‘koha që ne të mundim Liverpool-in’ dhe theksoi se kuqezinjtë ‘do të japin gjithçka’ për t’u kualifikuar në 16-shen e fundit.

Sport

06/12/2021 19:40

Mbrojtësi anglez pret me padurim ndeshjen vendimtare në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa ‘Reds’ vizitojnë San Siron të martën mbrëma.

Tomori, i cili iu bashkua Milanit nga Chelsea, e di se çfarë të presë kur gjigantët nga ‘Merseyside’ të mbërrijnë në Milano dhe inkurajoi bashkëlojtarët që të dalin në fushë duke ‘besuar’ se mund të kalojnë tutje.

“Do të jetë një ndeshje intensive, do të ketë një stadium gati për të na mbështetur, ne e dimë se do të jetë një ndeshje e rëndësishme”, tha Tomori për ‘Sky Sport Italia’.

“Ne e respektojmë Liverpoolin, kemi parë vitet e fundit se si ata luajnë. Ata janë një ekip agresiv që shpesh vjen për të krosuar dhe kanë posedim të madh të topit. Ata shënojnë shumë, ndaj e dimë se do të jetë e vështirë, por duhet të tregojmë personalitet, të tregojmë se duam të fitojmë.

“Jam i sigurt që nesër, duke i hedhur të gjitha këto në fushë, do të jetë një ndeshje e mirë për ne. Nëse fitojmë, kemi një shans për t’u kualifikuar. Ne ishim pak të pafat në ndeshjen e parë, për sa i përket rezultatit, sepse luajtëm mirë. Por na mungoi rezultati dhe tani mund të kualifikohemi dhe duhet të shkojmë në fushë duke besuar në të”.

Reprezentuesi danez Simon Kjaer ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar dhe ka munguar për gjashtë muaj.

Tomori zbuloi se kolegu i tij në prapavijë është një ‘lider brenda dhe jashtë fushës’ dhe u ka kërkuar bashkëlojtarëve të ‘bashkohen’ në mungesë të veteranit.

“Simon është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë,” tha Tomori. “Si brenda dhe jashtë fushës. Ai ka një personalitet të fortë, ai është një lider dhe ai tregoi se sa i rëndësishëm është ai këtë sezon.

“Është e vështirë për ne të humbasim një lojtar si ai, por ka ardhur koha kur ne duhet të bashkohemi si ekip, të luajmë për të, të fitojmë, të kalojmë dhe të kemi një sezon të mirë për të.

“Do të përpiqem t’i jap maksimumin tim skuadrës si lider, por besoj se çdo lojtar i ekipit duhet të japë diçka më shumë tani. Është koha që ne të mundim Liverpool-in. Ne do të japim gjithçka.”

Milanit i duhet një fitore për të pasur një shans për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të kompeticionit, ndërsa FC Porto duhet të barazojë ose të humbasë në shtëpi kundër Atletico Madrid në ndeshjen tjetër të Grupit B. /Lajmi.net/