Tomori: Largimi nga Chelsea ishte vendim i duhur

Mbrojtësi është duke shkëlqyer këtë edicion te gjiganti italian.

Sport

06/10/2021 17:06

Fikayo Tomori është bërë lider në mbrojtjen e Milanit dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij të mira, transmeton lajmi.net.

‘Rossonerët’ gjatë verës transferuan futbollistin nga Chelsea, ndërsa Tomori në një intervistë ka zbuluar se ky ishte vendim i duhur për karrierën e tij.

Ai ishte duke u huazuar vazhdimisht nga Chelsea, por Rossonerët treguan besim në aftësitë e tij.

“Ishte një kohë e vështirë. Çdo futbollist dëshiron të luajë dhe unë pata mundësinë ta bëj këtë në Milano, kur erdha në një klub kaq të madh, unë isha  i lumtur dhe shumë i emocionuar, jam vërtet i lumtur që gjërat po shkojnë shumë mirë”.

“Ne e filluam mirë sezonin e ri, klubi ka shumë besim tek unë, gjithçka po shkon vërtet mirë. Largimi nga Chelsea në drejtim të Milanit ishte vendim i duhur”.

“Të gjithë në futboll e njohin Milanin dhe sa i madh është si klub. Ka presion për të fituar, një presion për të performuar, aq shumë tifozë në stadium dhe përreth Milanos gjithashtu. Ju patjetër e ndjeni peshën e klubit dhe historinë e klubit”.

“Të kesh atë presion për të performuar çdo javë sjell më të mirën tek unë. Ky presion dhe nevojë për të fituar është padyshim një forcë lëvizëse. Natyrisht, Milani gjatë viteve të fundit kishte një kohë pak të vështirë , por të jesh përsëri në Ligën e Kampionëve dhe në krye të Serie A, është një kohë vërtet e mirë dhe po e shijojë”, tha Fikayo Tomori.

Ndërkohë Milani e ka nisur mirë edicionin, pasi renditen në pozitën e dytë në Serie A me 19 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove të para. /Lajmi.net/