Tomë Gashi: Berishaj dha deklaratë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar

Avokati Tomë Gashi, ka konfirmuar se sot klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intevistuar nga Prokuroria Speciale. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka thënë se Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese” në Prokurorinë Speciale, për siç thotë ai, “për të eliminuar çdo dyshim për aferën…”. Teksa…

Lajme

26/06/2025 15:20

Avokati Tomë Gashi, ka konfirmuar se sot klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intevistuar nga Prokuroria Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka thënë se Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese” në Prokurorinë Speciale, për siç thotë ai, “për të eliminuar çdo dyshim për aferën…”.

Teksa ka falenderuar Prokurorinë, duke thënë se tashmë e ka të qartë se Martin Berishaj ka pësuar demtim kolateral të atyre që në mënyrë patologjike e urrejn Lëvizjen Vetëvendosje.

“Per ti ndihmuar Prokurorise Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berishaj ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besojme qe i ka ndihmuar Prokurorise per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gazetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i shtyjn agjendat e Serbis.

Ne i falenderohemi Prokurosise e cila perfundimisht besojme qe e ka kristal te qarte se Martin Berishaj ka pesuar paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyre patologjike e urrejne Levizjen Vetevendosje e posacerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/