“Tollovi e madhe” në Mitrovicë – Një fletëvotim pa numër serik e një tjetrit i ndërrohet klasa
Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i rinumërimit të votave, si pjesë e procedurave paszgjedhore të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë këtij procesi është gjetur një fletëvotim pa numër serik, çka përbën shkelje të rregullave të vlefshmërisë së fletëve, raporton lajmi.net Për këtë ka reaguar edhe deputeti i…
Lajme
Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i rinumërimit të votave, si pjesë e procedurave paszgjedhore të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë këtij procesi është gjetur një fletëvotim pa numër serik, çka përbën shkelje të rregullave të vlefshmërisë së fletëve, raporton lajmi.net
Për këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-se Artan Behrami, ku e cilësoi si krim elektoral procesin e votimit në Mitrovicë.
“Kjo është tjetër dimension i krimit elektoral. Tani është gjetur një fletëvotim pa numër serik! Të shohim në cilin ndërrim është prodhuar!!!”, shkroi ai.

Po ashtu, është konstatuar edhe një rast tjetër ku një fletëvotimi i është ndërruar klasa, çka ka ngritur nevojën për verifikime shtesë nga zyrtarët përgjegjës./Lajmi.net/