TodoFichajes: Atletico do të rinovojë përsëri me Simeonen

Atletico Madrid raportohet se është duke diskutuar rinovimin e trajnerit, Diego Simeone.

Sport

12/05/2021 08:57

‘Los Colchoneros’ thuhet se po punojnë në vazhdimësinë e disa prej lojtarëve të saj kryesorë, të tillë si Marcos Llorente, i cili do të rinovojë deri në 2024 dhe do të përmirësojë pagën e tij aktuale, raporton TodoFichajes, përcjell lajmi.net.

Pas rinovimit me lojtarët kryesorë, radhën do ta ketë trajneri Simeone, i cili aktualisht është më i paguari në botë.

Mediumi spanjoll tutje raporton se ekziston veçse një draft në tryezën e ‘Los Colchoneros’ dhe mbetet vetëm negocimi në detaje të vogla për të mbyllur marrëveshjen.

Atletico Madrid është pranë fitimit të titullit kampion në La Liga./Lajmi.net/