Todo Fichajes: PSG arrin marrëveshje me Ramosin

Mbrojtësi Sergio Ramos nuk do vazhdojë të mbajë fanellën e Real Madridit edicionin tjetër.

Sport

31/05/2021 17:40

Spanjollit i skadon kontrata këtë qershor dhe se bashku me klubin kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, përcjellë lajmi.net.

Ramos ka disa oferta për të vazhduar karrierën, por mesa duket ka zgjedhur t’i bashkohet gjigantit francez, PSG.

Siç raporton mediumi i njohur spanjoll, Todo Fichajes, PSG ka arritur marrëveshje me spanjollin, që u kërkua edhe nga Manchester United.

Një ndër arsyet që Ramos ka vendosur të transferohet te PSG është edhe lojtarët e mëdhenj si Neymar, Mbappe dhe Di Maria, si dhe një projekt bindës./Lajmi.net/