Tjetër vrasje në Prishtinë, një person dyshohet se ka vdekur nga goditjet me thikë

Një tjetër vrasje dyshohet që ka ndodhur në orët e vona në Prishtinë, pas asaj në të cilën u vra nga hajnat gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të Behgjet Pacollit. Një person dyshohet se ka ndërruar jetë pasi që është goditur me thikë, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur…

Lajme

29/11/2023 23:43

Një tjetër vrasje dyshohet që ka ndodhur në orët e vona në Prishtinë, pas asaj në të cilën u vra nga hajnat gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të Behgjet Pacollit.

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë pasi që është goditur me thikë, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit (i identifikuar) si dhe kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.