Tjetër skandal në familjen Levanti, gjyshi bën veprime të turpshme me nipin!

Skandalet mes familjes Levanti dhe Kocaqi në Tiranë duket se nuk kanë të ndalur.

Lajme

01/01/2017 18:53

Pas Marjan Levantit, që u bë progatonist i një plagosje të trefishtë duke qëlluar me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin, një tjetër skandal është regjistruar në Policinë e Tiranës.

Është mamaja e Marian Levantit, Afërdita Levanti 59 vjeç e cila ka denoncuar në polici ish-krushkun Ferit Kocaqi.

Sipas kallëzimit të saj, 73-vjeçari ka bërë veprime të turpshme me nipin e tij të mitur 9-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 73-vjeçarit Ferit Kocaqi. Para disa javësh, Gjykata ndaloi gjithashtu 59-vjeçaren Afërdita Levanti që t’i afrohej nipit.