Tjetër rast pozitiv me COVID-19 tek Inter

Inter ka njoftuar se Ashley Young ka testuar pozitiv për COVID-19.

Sport

11/10/2020 13:01

Nerazzurri ka konfirmuar një tjetër rast me koronavirus në skuadër përpara Derby della Madonnina kundër Milanit më 17 tetor.

“FC Internazionale Milano njofton se Ashley Young doli pozitiv për COVID-19 pas testeve të kryera dje në Appiano Gentile”, lexonte deklarata.

“Lojtari anglez tashmë është në karantinë në shtëpi”.

Young u transferua në Inter nga Manchester United në janar dhe është lojtari i gjashtë që rezulton pozitiv përpara ndeshjes së Milanit.

Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Ionut Radu janë tashmë në listën e mungesave me COVID-19. /Lajmi.net/