Tjetër ndeshje me 30+ pikë për LeBron James, tjetër humbje e Lakers
Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e radhës në NBA.
Sport
Skuadra e Lakers përballej me Miami Heat mbrëmë, dhe pësoi një tjetër humbje që i rrezikon edhe më shumë vendin e punës trajnerin Frank Vogel.
Miami Heat shënuan fitore 107:113, në një ndeshje ku përsëri shkëlqeu Mbreti James, shkruan lajmi.net.
LeBron James kontribuoi me 33 pikë dhe 11 kërcime për Double-Double, si dhe shtoi edhe 4 asistime.
Westbrook ishte i dyti me kontributin më të madh te Lakers, me 24 pikë, nëntë asistime e nëntë kërcime.
Lakers megjithatë dështojnë të ruajnë konsistencën dhe japin imazh të zbehtë sa i përket garës për titull. /Lajmi.net/