Tjetër humbje e Sigal Prishtinës

20:12 | 13 Dhjetor 2015

Pas eliminimit nga FIBA Europe Cup dhe humbjes në Ligën Ballkanike nga Kozuv, Sigal Prishtina ka dështuar të fitojë edhe kuadër të Superligës  së  Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina është mposhtur nga Bashkimi në kryeqytet me rezultat 77 me 70, në kuadër të xhiros së 13 të Superligës së Kosovës.

Granit Rugova ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra nga Prizreni me 20 pikë dhe pesë asiste.

Te Sigali lojtari më i dalluar ishte Mohamed Abukar që realizoi 23 pikë.