Titulli po i troket te dera – Arsenali shënon fitore tejet të rëndësishme, kurrë s’kanë qenë më afër të bëhen kampion
Arsenal ka shënuar fitore madhështore kundër West Ham, me rezultat 0:1. Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga belgu, Leandro Trossard në minutën e 82-të, pas asistimit të Martin Odegaard, transmeton lajmi.net. West Ham shënoi gol në minutën e 95-të, por u anulua për faul në portierin David Raya. Me këtë fitore, Arsenal është…
Sport
Arsenal ka shënuar fitore madhështore kundër West Ham, me rezultat 0:1.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga belgu, Leandro Trossard në minutën e 82-të, pas asistimit të Martin Odegaard, transmeton lajmi.net.
West Ham shënoi gol në minutën e 95-të, por u anulua për faul në portierin David Raya.
Me këtë fitore, Arsenal është shumë afër të shpallet kampion i Premier Ligës.
Pas 36 xhirove, Arsenal ka 79 pikë, 5 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.
Dy ndeshjet e fundit, Arsenal do t’i luja kundër Burnleyt dhe Crystal Palace.
Arsenal po ashtu është në finale të Ligës së Kampionëve, kundër PSG-së./lajmi.net/