Tiranë, shpërthen bombola e gazit, dyshohet për shtatë persona të lënduar rëndë(Foto)

Një bombol gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” ka shpërthyer pasditen e së dielës.

Lajme

09/08/2015 19:15

Dyshohet se të paktën shtatë persona janë plagosur, por këto informacione ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, raporton Top Channel.

Ende nuk dihet se përse ka ardhur deri te ky incident, por policia, e cila menjëherë ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet që do të zbulojnë arsyet e shpërthimit. Gjithashtu, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

Shpërthimi në Tiranë

sh3

sh2