Tiranë/ Opozita dhe mazhoranca çelin fushatat elektorale njëra pas tjetrës

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nis zyrtarisht këtë javë me dy tubime të mëdha në kryeqytet. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin fushatën më 11 prill, në orën 19:00, me një miting në sheshin “Nënë Tereza”. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes…

Lajme

08/04/2025 16:48

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nis zyrtarisht këtë javë me dy tubime të mëdha në kryeqytet.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin fushatën më 11 prill, në orën 19:00, me një miting në sheshin “Nënë Tereza”. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“11 Prill, ora 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’, nisim rrugëtimin drejt fitores,” shkruan Berisha, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës.

Një ditë më pas, më 12 prill, Partia Socialiste do të organizojë mitingun e saj në sheshin “Skënderbej”, në orën 12:00. Kryeministri Edi Rama njoftoi gjithashtu në rrjetet sociale mbajtjen e aktivitetit, të titulluar “Shqipëria 2030 në BE”.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej,” shkruan Rama.