Tiranë, alarm për bombë në një qendër tregtare (FOTO)

Rreth orës 11:15 të kësaj të marte, në rrugën "Medat Shtylla", tek parkingu i qëndrës tregtare Kristal, është gjetur një pako e mbështjellë me natriban.

Lajme

09/02/2016 12:15

E dyshuar si lëndë plasëse, personat e pranishëm kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burime policore bëjnë të ditur se bashkë me uniformat blu, tek qendra tregtare janë edhe ekspertët xhenierë.

/ Top Channel

tirane tirane1 tirane3 tirane4