Tiranë: 21-vjeçari përdhunon dhe kërcënon shokun 16-vjeçar

Policia e kryeqytetit ka prangosur një 21-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 16-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Nikola Bicja, gjatë ditës së djeshme teksa uniformat blu, kryen arrestimin në flagrancë të tij. 21-vjeçari banues në rrugën “Myslym Shyri”, në pallatin nr.2, ka ftuar në ambientet e shtëpisë së tij adoleshentin me pretendimin se kishte marrë një videolojë të re dhe nuk dinte ta përdorte.

Lajme

12/09/2015 09:07

Në këtë mënyrë e kishte ngritur “pritën” Bicja për të kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me një djalë 16-vjeçar me iniciale K.Ç., i cili banonte vetëm në dy blloqe pallatesh larg agresorit në rrugën “Myslym Shyri”. Ka qenë i dëmtuari ai që ka rrëfyer prindërve të tij të gjithë situatën e rëndë që i kishte ndodhur, pavarësisht se ishte kërcënuar nga përdhunuesi, për të heshtur mbi ngjarjen e ndodhur në banesën e 21-vjeçarit.

Në momentin e mbërritjes së adoleshentit në banesë, Bicja nuk kishte njeri në shtëpi, ndërsa abuzimi seksual dyshohet se ka ndodhur në kuzhinë. Ka qenë e pamundur, që i riu t’i rezistonte agresionit homoseksual të kurdisur nga Bicja. I pashpresë, 16-vjeçari i është bindur të riut dhe në fund kur ky i fundit kishte kryer aktin e rëndë seksual i ka kërkuar që të mos i thotë njeriu, sepse herën tjetër do ta pësonte, akoma edhe më keq.

“Nëse e merr vesh dikush ketë që bëmë tani te shtëpia ime, atëherë përgatitu për më të keqen”, mësohet se i ka thënë Bicja 16-vjeçarit të abuzuar. Adoleshenti sapo ka mbërritur në banesë, ia ka treguar të gjithë historinë prindërve të tij dhe më pas këta të fundit, bënë denoncimin pranë komisariatit nr.2 në Tiranë. Arrestimi i autorit, u krye, pasi ka dyshime të forta se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me 16-vjeçarin, ndërsa policia ka marrë edhe dëshminë e plotë e të riut në prani të një psikologeje për shkak të moshës së adoleshentit. Policia ende nuk ka mundur të saktësojë nëse, kjo është hera e parë që Nikola Bicja ka abuzuar me adoleshentin, teksa vijojnë hetimet për precedentë të tjerë të 21-vjeçarit./shekulli.com.al/