Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Lajme

03/04/2016 15:07

​Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko informoi të dielën se në Tiranë do të mblidhet në fund të muajit maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook”, Majko shkruan se takimi do të zhvillohet në vendin tonë në datën 27 maj.

“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare,Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, citohet Majko ne “facebook”.