Tiparet e rralla të femrave që i bëjnë meshkujt të çmenden pas tyre – A jeni ju një prej atyre femrave?

Meshkujt ankohen se nuk mund të kuptojnë femrat fare, por të gjithë i pëlqejnë këto tipare tek një femër.

Lifestyle

24/03/2021 10:56

Kur bëhet fjalë për dashuri, po që është e vështirë të kuptojmë gjininë e kundërt. Të gjithë e dinë se burrat përpiqen të mbajnë një qëndrim të fortë, ndërsa femrat bëhen më të vështira për tu kapur, shkruan lajmi.net.

Kjo më së shumti ndodhë sepse është e vështirë të kuptosh se a iu pëlqen juve dikush apo jo.

Epo kur bëhet fjalë për femra, meshkujt kanë disa “preferenca” le të themi, që nuk mund të iu rezistojnë dot.

Femrat e ndjejnë nevojën që të duken të bukura, elegante, tërheqëse, dhe të lezetshme para meshkujve.

Gjithmonë iu thuhet femrave të rrinë drejt, të mbathin take, buzëkuqi të jetë ngjyrë të kuqe, flokë të rregulluara bukur, trupi të jetë seksi, të mos hanë shumë, të porosisin një sallatë, të mos përfundojnë pijen kurrë etj.

Por në fakt, këto gjëra janë plotësisht të panevojshme. E dini çfarë i çmend burrat fare? Një femër që nuk e ka fare problem se a po duket kaq perfekte!

Lajmi.net. ka mbledhur për juve një listë të shkurtër të gjërave që do ta bëjnë një mashkull të mbështillet në gishtin e vogël të dorës suaj:

  • Jeni e shoqërueshme dhe e kaloni mirë me miqtë e tij.
  • Keni interesa që mund të duken mashkullorë, si p.sh. videolojra, sport etj.
  • Nuk keni komplekse fare për trupin tuaj dhe dukjen tuaj.
  • Jeni e çmendur dhe keni qejf të bëni gjëra fëmijërore nganjëherë.
  • Hani aq sa doni, në mënyrën si të doni! Sallatë cezari? Jo do të marr hamburger dhe patatina!
  • E bëni lëvizjen e parë, nuk prisni që ai të iu tregoj se iu pëlqen por e thoni e para.
  • I shkruan mesazh e para dhe e fton të dilni e para.
  • Paguani ndonjëherë edhe ju, nuk prisni që ai të kujdeset për të gjitha faturat.
  • Keni ëndrra dhe shpresa për të ardhmen.
  • Jeni inteligjente dhe punoni shumë në shkollimin tuaj.
  • Punoni dhe keni plane për karrierën tuaj.
  • Qeshi shumë dhe keni humor të mirë.
  • Jeni e drejtpërdrejtë dhe nuk keni frikë të flisni mendjen tuaj.
  • Mundoheni të zgjidhni problemet me qetësi.
  • I merrni gjërat shtruar dhe nuk stresoheni për çdo gjë.
  • Jeni e sinqertë me vetën dhe të tjerët.
  • Keni një anë paksa të errët në shtrat.
  • Keni dëshirë të provoni gjëra të reja sa i përket eksperiencave seksuale.
  • Jeni spontane dhe keni idetë tuaja personale.
  • Nuk i bëni planet e martesës 2 javë pasi të takoni një mashkull. /Lajmi.net/