Timo Werner transferohet në Serie A?

Liverpool dhe Inter do të përballen me konkurrencën e Interit në garën e ashpër për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Sport

12/05/2020 17:20

Sulmuesi gjerman falë paraqitjeve të mira po tërheq interesim të madh nga shumë skuadra të Evropës.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter është skuadra e radhës që hyn në garë për Werner, i cili është i destinuar të largohet nga Bundesliga këtë verë, përcjell lajmi.net.

Tek Inter, Werner do të zëvendësonte Lautaro Martinezin, i cili po kërkohet nga Barcelona.

Në anën tjetër, gazeta gjermane Bild raporton se Milot Rashica do të jetë zëvendësuesi i Werner te Leipzig, me një marrëveshje që tashmë është arritur./Lajmi.net/