Time Kadriaj tregon se çka u tha prokurorëve të Speciales në Hagë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për Gjykatën Speciale.

Lajme

14/12/2019 23:54

Kadrijaj ka thënë se veprimi më i mirë i saj në Kuvendin e Kosovës ka qenë mos votimi i Gjykatës Speciale.

“Ka qenë e tmerrshme të barazohet krimineli me çlirimtarin. Neve na kanë detyruar të mbrojmë pragun e shtëpisë”, tha ajo në emisionin “Personale”.

Ajo ka thënë se pavarësisht se votimi ka qenë individual, sipas saj secili deputet që ka votuar Specialen ka bërë veprim shumë të keq.

Kadrijaj, e cila ka qenë e ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale ka treguar si ka shkuar ky proces.

“Më thënë të drejtën kam kaluar mirë. Jam pyetur në pika të shkurtra për aktivitetin tim si mjeke në UÇK. Unë kam treguar që ne kemi bërë një punë të mirë dhe humanitare. Iu kemi shërbyer ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës tonë”.

Mjekja thotë se pavarësisht se tashmë ka fituar mandatin e katërt si deputete, puna e saj më e mirë ka qenë angazhimi në luftën e UÇK-së.