Time Kadriaj: E kemi një emër për Komision, e propozojmë deputetin Albin Kurti
Deputetët e partive politike kanë zgjedhur që sot të dalin në foltore e të deklarohen. Pavarësisht se kryesuesi i seancës, Avni Dehari vazhdimisht bënte thirrje t’u ndalej fjala, disa prej tyre veçse folën. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj si për shaka tha se nga AAK-ja e kanë ndryshuar qasjen dhe se duan të propozojnë një…

Lajme
Deputetët e partive politike kanë zgjedhur që sot të dalin në foltore e të deklarohen.
Pavarësisht se kryesuesi i seancës, Avni Dehari vazhdimisht bënte thirrje t’u ndalej fjala, disa prej tyre veçse folën.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj si për shaka tha se nga AAK-ja e kanë ndryshuar qasjen dhe se duan të propozojnë një emër për komisionin për votim të fshehtë.
Pas kësaj tha se e propozojnë deputetin Albin Kurti.
“Ne si AAK kemi ndryshuar qëndrim dhe e kemi një emër për propozim…Ne e kemi një emër për Komision dhe për Komision e propozojmë deputetin Albin Kurti”.
Pas kësaj Kadriajt i është ndalur fjala përmes ç’kycjes së mikrofonit.
Seanca dështoi edhe sot për të 40-ën herë me radhë, ndërsa pritet që deputetët të mblidhen pas dy ditëve në ora 11:00./Lajmi.net/