“Tigres e do Costan, Lyon do ta mbajë De Sciglion”

Agjenti i Douglas Costas, Giovanni Branchini bisedoi për të ardhmen e disa klientëve të tij, përfshirë Douglas Costan dhe Mattia de Sciglio.

Sport

31/03/2021 13:31

Bayern Munich ka vendosur të mos e mbajë brazilianin, derisa as Juventusi nuk e do, që nënkupton se lojtari do shitet, transmeton lajmi.net.

Branchini ka konfirmuar se klubi Tigres është i interesuar, derisa zbuloi se Lyon ka vendosur ta mbajë De Sciglion, por se pari duhet diskutuar me “Zonjën e Vjetër”.

“Pranova ftesë nga Tigres në Meksikë për Douglas Costan, por ai ka pagë tejet të lartë”.

“Sa i përket De Sciglio, vendimi i Lyon është ta blejë, por bordi ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër që të realizohet transferimi”, tha ai.

Nga shitja e dyve, Juventus synon të rris fondet për rindërtimin e skuadrës dhe kohëve të fundit flitet për rikthimin e Paul Pogbas./Lajmi.net/