Tigrat sulmojnë dy gra në parkun Zoologjik në Kinë, njëra ka vdekur

Një grua ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar rëndë kur ato janë sulmuar nga tigrat në parkun Safari në Kinë, transmeton Rusia Today.

Bota

24/07/2016 18:41

Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment ku njëra grua ka dalë nga vetura dhe ajo është kapur nga tigri.

Siç thuhet vizitorët kanë mundësi të lëvizin nëpër pjesën ku gjenden tigrat siberianë por edhe janë paralajmëruar të qëndrojnë Brenda.

Gruaja që shihet në video ika mbijetuar sulmit megjithatë shoqen e saj e cila ishe munduar t’i ndihmojë e ka sulmuar tigri tjetër dhe ka vdekur.

Ky nuk është incidenti I parë në këtë park. Para dy vitesh një tigër ka mbytur një të punësuar në këtë park. Ndërsa edhe një tragjedi ka ndodhur në vitin 2009.