Tifozi i Man Cityt me tatuazh të Liverpoolit
Një tifoz i Manchester Cityt u paraqit për të shikuar ndeshjen kundër Arsenalit në Community Shield me një fanellë të skuadrës nga Etihad, por në këmbë kishte një tatuazh të Liverpoolit.

Sport
Një tifoz i Manchester Cityt duket se ka ‘harruar’ të largojë një tatuazh të Liverpoolit në këmbën e tij, për duelin e Community Shield të dielën.
Përkrahësi i kampionit të Premierligës pati logon e Reds në këmbën e tij dhe u fotografua në një lokal jashtë stadiumit Wembley para duelit të Cityt me Arsenalin në Superkupën e Anglisë.
Nuk është e sigurt nëse ai ka ndërruar skuadrën e tij tek djelmoshat e Manuel Pellegrinit pasi ata mposhtën Liverpoolin në garë për titull në Premierligë, edicionin e kaluar, por së paku e këshillojmë që të mbulohet më mirë herën tjetër kur shkon për të shikuar ekipin nga Etihad.