Tifozët zgjedhin Granit Xhakën para Fabregasit si trajner të ardhshëm të Arsenalit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po kalon momente fantastike me Arsenalin dhe janë shumë afër fitimit të Premire League në sezonin 2022/23. Mikel Arteta është trajner i tanishëm i ‘Topçinjëve’, por e ardhmja nuk dihet për spanjollin, sepse po kërkohet edhe top-klubet europiane, përfshi këtu edhe Real Madridin, shkruan Lajmi.net Legjenda e futbollit spanjoll, Cesc Fabregas…

Sport
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po kalon momente fantastike me Arsenalin dhe janë shumë afër fitimit të Premire League në sezonin 2022/23.
Mikel Arteta është trajner i tanishëm i ‘Topçinjëve’, por e ardhmja nuk dihet për spanjollin, sepse po kërkohet edhe top-klubet europiane, përfshi këtu edhe Real Madridin, shkruan Lajmi.net
Legjenda e futbollit spanjoll, Cesc Fabregas po planifikon të pensionohet nga futbolli aktiv dhe të fillojë menjëherë me punën si trajner. I pyetur se cilën skuadër ke në ëndërr për ta menaxhuar, ai tha Arsenalin.
Por, tifozët e klubit nga Londra preferojnë Granit Xhakën si trajner para ish-lojtarit të tyre dhe Chelseat, Fabregas.
“Unë preferoj Granit Xhakën para këtij…”
“Granit Xhaka është duke pritur…”, ishin disa komente të tifozëve në lidhje me të ardhmen e Fabregas.
Kujtojmë që së fundmi lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është parë duke i kryer trajnimet për t’u bërë trajner i futbollit./Lajmi.net/
Arsenal supporters propose Granit Xhaka as future manager over Cesc Fabregas #Coaching https://t.co/2ZbPrNPwIP
— Jason Normanton ??? (@PMProuk) March 8, 2023