Tifozët rivalë bëjnë shaka me Man Utd-in
Tifozët e Arsenalit, Liverpoolit, Chelseas e Manchester Cityt janë bashkuar duke ngacmuar Manchester Unitedit për mungesën në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sport
Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City janë duke u përgatitur të fillojnë aventurat e tyre përkatëse në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Por, Manchester United nuk do të bëjë gara në elitën e futbollit evropian e as në Europa League. Kjo ka bërë që gjiganti nga Old Trafford të shndërrohet në cak të shakave të rivalëve.
Tifozë të skuadrave në fjalë, kanë bombarduar rrjetet sociale me publikimin e fotografive që kanë për qëllim përqeshjen e mungesës së Unitedit nga edicioni i sivjetmë të Ligës së Kampionëve.